U bë e njohur tek seriali ‘Mariçui’, ndahet nga jeta aktorja e parë meksikane (FOTOT)

MEKSIKË– Aktorja e parë meksikane Beatriz Aguirre ndërroi jetë në moshën 94 vjeçare.

Lajmin e ka konfirmuar familja e saj, megjithatë nuk ka dhënë detaje lidhur me shkakun e saj të vdekjes.


Aguirre lindi në 21 Mars 1925 në Coahuila dhe debutoi si aktore në vitin 1944 në filmin La Monja Alférez , së bashku me  María Félix.

Aktorja, e cila ishte pjesë e epokës së artë të kinemasë meksikane, mori pjesë në filma të tillë si  Mariachis, La loco de la casa dhe Një ëndërr e dashurisë.

Por për shqiptarët ajo është e njohur si mamaja e Huan Migelit në serialin “Kujdes nga engjëlli” ose i njohur ndryshe si “Mariçui”, e cila ishte shndërruar në një engjëll dhe fliste me mbesën, në imagjinatën e saj.

U bë e njohur tek seriali ‘Mariçui’, ndahet nga jeta

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *