Kritikohet për veshje, Adriana Matoshi ua “mbyll gojën” të gjithëve

Artistja dhe deputetja kosovare, Adriana Matoshi, ka postuar disa imazhe mjaftë tërheqëse ku përmes tyre ka përçuar edhe një mesazh tek publiku, shkruan Gazeta inFokus.

Matoshi përmes një postimi në faqen e saj në Instagram, ka treguar se nuk e ka aspak problem për kritikat të cilat i jepen për veshjen e saj.


“Unë e vlerësoj veten dhe dinjitetin tim,dhe unë nuk do t’a toleroj askënd që do të përpiqet t’më bëjë të kërkoj falje se jam e fuqishme.

Unë trajtohem ashtu siç e meritoj,dhe njerëzit që dëshirojnë të më mposhtin dhe të ma ulin forcën,do të fillojnë të ma kërkojnë ndihmën .

Unë do t’jem za i fuqishem për të gjithë ju,pa dallim race,moshe,gjinie! Vetëm njerëzit e pavlerë kanë nevojë të ulin të tjerët për t’u ndier më mirë.E huazuar per t’ju motivu.”- ka shkruar Matoshi.

Ndryshe, Adriana Matoshi është kritikuar mjaftë shumë për veshjen e saj në parlament./Gazeta inFokus/

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *