Rita Ora po bashkon forcat me këtë artiste shqiptare

Rita Ora përveçse i ka dhënë fund beqarisë dhe tashmë është zonja Waititi, një burim tha për “The Sun” se artistja shqiptare është duke punuar në studio për albumin e saj të ri.

Por në këtë album të ri në karrierën e saj, Rita do të përfshijë edhe një bashkëpunim me një artiste tjetër të famshme.

Ajo është gjithashtu shqiptare me origjinë dhe shumë e suksesshme, bëhet fjalë për Ava Max, emri i së cilës është Amanda Koçi është e njohur nga hiti i saj i famshëm “Sweet but Psycho”.

Ava ka publikuar deri tani një album të titulluar “Heaven and Hell”, ndërsa Rita Ora ka deri më tani dy albume: “Phoenix” dhe “O.R.A”./kryefjala

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.