S’përmbahet Shqipja: E ka thënë lali Eri djemtë shqiptarë janë zdrromësa, dua vetëm qejf nuk punojnë

Ish-konkurrentja e “Përputhen”, Shqipe Hysenaj, ka postuar një video ku ndër shumë gjëra të tjera thotë se meshkujt shqiptarë, janë “zdromsa”.
Mbi 18 vjeç e lart sipas Shqipes, janë të djegur dhe nuk bëjnë gjë tjetër veçse komentojnë “kto” me prapanica jashtë.
Dhe pastaj “kto zdromsat” ankohen se nuk ka gra, se nuk gjejnë një person me të cilin të kalojnë jetën, vazhdon me eufori ajo.
“Po ju s’doni një person që të kaloni jetën mor’, ju doni vetëm qejfe sepse ju s’fini as të punoni…mirë ka thënë lali, meshkujt shqiptarë janë zdromsa”, vazhdon ajo.
Nuk e dimë kush e ka mërzitur Shqipen, por nëse ishte duke kërkuar vëmendje mediatike, ia doli. Nuk e dimë me çfarë kosto për të por do i ketë bërë vet llogaritë.