“Adis Patushi reagon me një postim pas lajmit për ndarje nga Fifi”

Përgjatë gjithë ditës së sotme në media ka qarkulluar lajmi që Fifi dhe partneri i saj, Adisi i kishin dhënë fund lidhjes së tyre të dashurisë.
Por mesa duket ky lajm nuk qenka aspak i vërtetë sepse të dy protagonistët e “telenovelës” të bukur të dashurisë kanë reaguar me anë të Instagramit duke i cilësuar këto lajme si aspak të vërteta.
Fillimisht ka qenë Fifi me një status të gjatë dhe shpjegues duke na treguar se ajo dhe Adisi janë bashkë dhe të lumtur.
E më pas vet Adisi duke postuar një foto të tyre me mbishkrimin “Unë veç kom me i knu dashnisë për ty”…
Pas këtij dedikimi edhe fjalët tona do ishin të tepërta kështu që po e mbyllim me një urim për të gjitha vajzat e faqes sonë.
“Paçi fatin e Fifit”.
Shiko foton: