Fatmir Spahiu e quan shtetin “daba daba”

Aktori i njohur kosovar Fatmir Spahiu, është mjaftë i pranishëm edhe me mbishkrime të ndryshme në rrjete sociale.
Përmes humorit, batutës e satirës, ai shpesh trajton problematika ose çështje të ndryshme nga realiteti ynë, njejtë ka bërë edhe sot, duke folur për 1 shtatorin që do të duhej të ishte dita e parë e shkollës.
Miremengjes miq, Sot eshte nje dite e mrekullueshme per me lujt menq.
-Shkoni ne shkolle, -Mos shkoni ne shkolle.
Pervec qe na keni lan pa pergjigjje neve prinderve edhe ju pergjithmone do te mbeteni fytyra tragjikomike dhe me kredibilitet te rrenum perballe femijeve tane.
Shtet daba daba.
Une Malit tem i uroj diten e pare si Gjimnazist ne shpi.
Paqi shendetin se keto tjerat luks./Kosovarja/