Zbulohet kuptimi i emrit që Arbana zgjodhi për të bijën

Më 1 shtator, moderatorja shumë e dashur nga publiku, Arbana Osmani u bë nënë për herë të tretë.
Ajo solli në jetë një vajzë dhe lajmin e ndau përmes një foto nga spitali, ku shfaqej me të voglën në krahë, sakaq, Arbana zbuloi edhe emrin që kishte zgjedhur për ta quajtur vogëlushen, Zoi.
Demo
Ky emër është tepër i veçantë pasi ka origjinë greke dhe do të thotë ‘Jetë’, sipas shkrimeve të shenjta, emri Zoi lidhej me Evën, sepse Eva ishte burimi i jetës.
Kujtojmë që dy djemtë e moderatores, quhen Jon dhe Diell, ata ishin dy vizitorët e parë të së motrës, të cilët shkuan ta takojnë menjëherë.