I kishte borxh vëllait 150 mijë €, dy vëllezërit Muskurti 2 ditë më parë u

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me shkakun që solli vrasjen e çiftit Muskurti pasditen e djeshme në Tiranë. Arsen(Hamza) Muskurti vrau vëllain dhe kunatën e tij, Alban(Dritan) dhe Nora Muskurti brenda biznesit të tyre, agjenci turistike.
Kjo agjenci dyshohet se është bërë shkak për konfliktet e vazhdueshme që dy vëllezërit kishin. Deri në vitin 2018, dy vëllezërit kanë qenë ortakë të kësaj agjencie, por për shkak të mosmarrëveshjeve gjatë vitit në fjalë ata vendosën të ndëpresin marrëdhëniet dhe biznesin e përbashkët. Në media raportohet, se Arsen Muskurti i kishte i kishte të vëllait borxh një shumë prej 150 mijë eurosh. Ky i fundit kishte hapur edhe një proces gjyqësor për të marrë mbrapsht paratë që i takonin.
Por dy vëllezërit kishin edhe probleme të tjera me njëri-tjetrin dhe për këtë arsye ditën e djeshme, Arsen Muskurti kishte marrë një fletëthirrje nga Gjykata e Tiranës për të dëshmuar. Kërkesa nga gjykata erdhi pasi Alban Muskurti kishte kërkuar urdhër mbrojtje ndaj vëllait të tij dhe kjo kërkesë do të shqyrtohej pas një jave.
Vlen të thuhet se dy ditë para se të ndodhte ngjarja e rëndë, dy vëllezërit ishin konfliktuar për parkimin e makinës pasi bizneset e tyre ishin ngjitur me njëri-tjetrin.