“A po vjen shetisim në pisha?”, një tetë vjeçare ngacmohet nga një burrë në parkun e Sllatinës

Parku Rekreativ “Te Pishat” në Sllatinë ka njoftuar përmes një postimi se një vajzë tetë vjeçare është provuar të joshet nga një burrë i moshës së mesme mbrëmjen e së premtes.

Sipas njoftimit në Facebook, rastin e ka lajmëruar prindi i vajzës.


Gjithmonë sipas njoftimit nga ky park dhe rrëfimi i prindit, personi i panjohur ishte fshehur afër një makine dhe i ka bërë thirrje tetëvjeçares “a po vjen shëtisim në Pisha”.

“Fëmija ka qenë 10 metra larg prindit dhe me vrap ka shkuar t’i tregojë se një ‘axh më tha hajde shëtisim por unë nuk e njoha e as nuk është shok i babait”, thuhet më tej në njoftim.

Në njoftim u është bërë thirrje prindërve që të kenë kujdes të shtuar me fëmijët e tyre.

Ky është njoftimi i plotë:

Te nderuar vizitorë te Parkut Rekreativ “Te Pishat” ne Sllatine,

Ka disa dite qe me qellim nuk e kemi prekur rastin mjaft te ndishem te ndodhise se para dy jave, te perd hunimit dhe keqtrajtimit te nje femije/vajze 11 vjeçare!

Por, sot po ju kthehemi ketij rasti dhe po ju kerkojme juve Prinderve, qe gjate kohes qe shetisni ne Park, te i mbani femijet gjithmone ne afersi dhe nen vezhgim!

Arsyeja e kesaj kerkese eshte sepse kemi nje alarm nga nje Prind qe fatmiresisht e ka shpetu femiun e vet nga nje person i panjohur dhe qellimkeq!

Ky person i panjohur, ka shfrytezu kohen e mbremjes, afer nje makine te parkuar per tu fshehur, dhe i ka bere thirrje vajzes 8 vjeçe “a po vjen shetisim ne Pisha!”

Femiu ka qene 10m larg prindit, me vrap ka shku dhe i ka tregu Prindit se “nje axh me tha hajde shetisim po une nuk e njofta e as NUK eshte shok i babit”!

Sigurisht Pishat jane te dendura, ndriçim adekuat nuk ka, kamera vezhgimi nuk ka dhe mundesia per fshehje dhe ikje eshte e madhe!

Nderkohe prindi e ka kerkuar kete burre gjithandej neper Pisha por ka qene e pamundur ta takoj!

Ky burre eshte i moshes mesatare, nuk kemi pershkrim me te detajuar por as pamje te kamerave ne afersi nuk ka!

Ngjarja ka ndodhe dje, e Premte (09.09.2022)rreth ores 19:00 ne mbremje!

Prandaj, ju bejme apel te gjitheve Juve qe vizitoni Parkun, te beni kujdes dhe femijet ne asnje menyre te mos i leni te vetem ose pa mbikçyrje te afert!!

Per çdo dyshim te lajmeroni organet kompetente dhe te jini vigjilent sepse nese nje ngjarje ka ndodhur ne mes te Prishtines, nuk eshte larg mendjes se mund te ndodh edhe ne Parkun tone!

Postimi eshte bere me kerkese dhe aprovim te Prindit !

Ju kerkojme falje nese ky postim ju shqeteson sepse nuk eshte ne natyren e faqes tone te bejme keso postime, por eshte ne te mire te gjithe neve qe te jemi me te vemendshem!

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *