Tre policë theren me thikë në Prizren, kjo është gjendja e tyre

Tre policë janë therur me thikë në Prizren.

Lajmin për Gazetën Insajderi e ka konfirmuar togeri Shaqir Bytyqi, i cili ka treguar se si ka ndodhur ngjarja.


Eliminon mykun e thonjve në 3 ditë! Lexoni recetën

Minus 9 kg në 14 ditë. Mjafton një lugë çaji një herë në ditë
“Para orës 17:00 në lagjen ‘Dardania’, familjarët kanë kërkuar ndihmën e Policisë për shkak se djali i tyre, tashmë i dyshuari, nuk ka pranuar që të marrë ilaçet, pasi është me të meta psikike dhe merr trajtim të herë pas hershëm. Ka ardhë patrulla e Policisë dhe kanë tentu që me e bë të mundshme marrjen e injeksioneve, por i njëjti ka qenë i dhunshëm me ç’rast ka nxjerrë thikën dhe ka tentuar të sulmojë patrullën policore. Ata kanë thirrë Njësinë e Reagimit të Shpejt dhe pasi që kanë ardhur NJRSH, edhe ata i ka sulmuar me thikë dhe tre prej zyrtarëve të NJRSH-së, janë lënduar”, tha Bytyqi për Gazetën Insajderi.

Lexo edhe:

INTERVITSË | Më shume se për sukseset – në 23 vjetorin e Policisë, Imer Zeqiri flet për sfidat, mungesën e Ligjit të Sigurimeve, Pensioneve…

Ai ka njoftuar se të tre zyrtarët policorë janë jashtë rrezikut për jetë, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe tashmë ndodhet në stacion të Policisë ku pritet të intervistohet.

“Të tretë janë jashtë rrezikut për jetë, por njëri nga ta ka lëndime pak më të rënda dhe është dërguar për Prishtinë në QKUK, njëri është spital në Prizren dhe njëri është liruar për në shtëpi. I dyshuari është arrestuar dhe është në stacion policor. Jemi në koordinim me prokurorin për procedura tjera”, tha tutje ai për Gazetën Insajderi.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *