Kërkohet paraburgimi i ish-banores së ‘It’s my home’, sulmoi policin që e arrestoi

Dhuna që u promovua nga konkurrentët në programin “It’s my home” ka vazhduar edhe me sulm ndaj zyrtarëve policorë. Gazeta Sinjali raportoi dje me detaje për ndalimin e njërës nga ish-banoret e kësaj shtëpie, Teuta Llumnicës, e cila po dyshohet se ka goditur një polic, gjatë arrestimit të saj, ditën e djeshme. Ajo ndodhet në ndalim policor, ndërkohë që Prokuroria ka bërë kërkesë për caktimin e masës së sigurisë, raporton Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurirusë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj, e cila tha se ndaj të dyshuarës Prokurori ka kërkuar masën e paraburgimit.

“Prokurori i Shtetit ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurës, për veprat penale “Sulmi” dhe Sulmi ndaj personit zyrtar”, në gjykatën kompetente.“, thuhet në përgjigjen e saj.

Por si ndodhi rasti dhe kur u sulmua zyrtari policor nga e dyshuara Llumnica?

Skenat e dhunës që janë parë ditët e fundit në “It’s my homë” kanë vazhduar edhe mbrëmë, raporton Gazeta Sinjali. Këtë herë, e dyshuar për sulmin është pikërisht Llumnica, e cila para pak ditësh ishte viktimë e dhunës fizike. Ajo po dyshohet se ka shkaktuar telashe, duke i sulmuar banorët e shtëpisë. Këtë herë, si pasojë e presionit publik të ditëve të fundit, sulmi pasoi me përjashtim të banores, raporton Sinjali.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se produksioni e largoi Llumnicën nga shtëpia, por paraprakisht hasën në rezistencë.

Kjo ka bërë që Policia të zbarkojë sërish në selinë e këtij televizioni dhe ta shoqërojë të dyshuarën deri te banesa e saj. Por nuk mbaroi me kaq. Sjelljet e saj dhe agresiviteti që dyshohet se ka shfaqur gjatë rrugës e detyruan Policinë që ta prangosin, por e pësuan këta të fundit. Dhuna kulmoi kur një zyrtar policor u godit nga e dyshuara Lluminca, e cila menjëherë u arrestua dhe u dërgua në stacion policor.

Burimet thonë se polici që u sulmua ka pësuar lëndime trupore dhe ka marrë trajtim mjekësor në spital.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *