Ish-konkurrenti i “Për’puthen” në “prag” të martesës?

Ish-konkurrenti i emisionit të dashurisë “Për’puthen”, Atdhe Xharavina duket se po shkon drejt një vendimi serioz në jetën e tij.
Së fundmi, ai ka qenë pjesë e një dasme ku sipas videos së postuar ai ka pritur lulen e hedhur nga nusja.
Ndërkohë, ka qenë vet ai që ka shkruar një mbishkrim ku thoshte: ”E vendosa do martohem, nëse jo këtë vit ta keni të sigurt vitin tjetër në verë”.
Por, se a e ka gjetur nusen ende nuk e ka bërë të ditur.