Komenti për Dubain i Ermal Mamaqit bën për të qarë Arta Nitajn, ja ç’ndodhi në prapaskenat e “Dance With Me”

Ka nisur kështu “Dance with Me” programi i vallëzimit në Tv Klan, përsëri në të njëjtën ditë, në të njëjtin orar dhe minuta shtesë ku Alketa Vejsiu i lutet gjithnjë Blendi Fevziut ti falë dy minuta nga “Opinion”.
Nejse…Një nga konkurrentet që është komentuar më së shumti dhe që Kryefjala.com e tha e para që do ishte pjesë e kastit është edhe blogerja, Arta Nitaj e cila mesa duket se ka kaluar fort mirë natën e parë të spektaklit.
Komentet e anëtarit të jurisë Ermal Mamaqi (që janë pasuar me buzëqeshjen ironike edhe të Alketës) e kanë bërë për të qarë Nitajn në prapaskenat e programit, nuk e dimë se çfarë ka dashur të thotë Mamaqi me komentet e tij por ai është një mentor që i drejton njerëzit tek jeta sa më e mirë e komode, nuk e kuptuam ekzaktësisht se çfarë kishte me Artën.
Apo mos ka dashur ta orientojë blogeren tek buka me shalqi, siç këndonte dikur…/Kryefjala/
Shiko videon nga min 5:46: