“Unë mund të shihja dhe u ndjeva sikur isha në një planet tjetër” – përshkroi ky njeri tre minutat e vdεkjes klinike

Një përdorues i Reddit ndau përvojën e tij dhe tregoi se çfarë i ndodhi atij kur përjetoi vdεkjen klinike.Ai u sëmur ndërsa ishte jashtë vendit sepse ishte në një dietë ketogjenike (pa karbohidrate) e cila çoi në shkatërrimin e mukozës së stomakut. Si pasojë, ai vuante nga të përziera dhe të vjella derisa trupi i tij arriti në dehidrim.

Pasi u transferua në një ambulancë në Kanada, ai u mbajt në spital për disa ditë. Megjithatë, trupi i tij “refuzoi infuzionet dhe hidratimin, venat ishin transparente dhe ai nuk ishte i vetëdijshëm që trupi i tij nuk po merrte asgjë nga këto.”Ai ishte klinikisht i vdεkur për tre minuta. “Unë nuk pashë asnjë dritë të bardhë apo engjëj, nuk dëgjova as zëra”. Mund të shihja, por nuk kisha trup. Ndihesha sikur isha në një planet tjetër. Kur shikova poshtë pashë rërë dhe ujë shumë të cekët.

Dukej si një bregdet i pafund. Uji ishte një ose dy centimetër i thellë. Kur shikova lart, qielli ishte rozë, nuk kishte diell. Ndjenja ishte e panjohur për mua.Ndihesha sikur po shikoja çdo problem që kisha, çdo problem të vetëm sado i madh të ishte. Ishte e pabesueshme”, tha ai.

E gjithë kjo ndodhte teksa mjekët po përpiqeshin t’i shpëtonin jetën “Ndjeva një rënie. Gjithçka ishte e zezë dhe thjesht e ndjeva veten duke rënë, gjithnjë e më shpejt.Më pas ndjeva sikur më vibronte i gjithë trupi dhe menjëherë pas kësaj fillova të ndjeja gjithçka” – përfundoi ai.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *