“Vjehrra jote është ëndrra e çdo nuseje”, Ermal Mamaqi “vë në siklet” moderatoren

Cindy Marina pranoi publikisht se është në një lidhje me djalin e Jozefina Topallit, Genarin, ajo tha se kanë një vit që janë bashkë por kanë preferuar që ta mbajnë marrëdhënien e tyre larg vëmendjes së mediave dhe publikut.

Së fundmi, ajo është bërë pjesë e “Dance With me” që ka nisur në TV Klan, pas performancës teksa po merrte mendimet e jurisë, Cindy u vlerësua për elegancën dhe bukurinë e saj, ndërsa vëmendje mori një koment që bëri Ermal Mamaqi, i cili është anëtar i jurisë së spektaklit të kërcimit.

“Sindi është ëndrra e çdo vjehrre, nuk e di a je e fejuar apo… bëj shaka se e di mos u përgjigj. Dhe vjehrra jote është ëndrra e çdo nuseje” u shpreh Ermali duke qeshur.

Megjithatë Cindy nuk zbuloi detaje teksa tha: “Nuk kam unazë, tani kam ardhur vetëm me varëse dhe vathë, unazë nuk kam”.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *