Ja kush janë meshkujt më të pashëm në botë sipas Brad Pitt

Brad Pitt konsiderohet një prej meshkujve më të pashëm  të Hollywood-it, ai është gjithmonë aty kur bëhet fjalë për listën e meshkujve më të pëlqyer dhe si i tillë di edhe të zgjedh burrat e tjerë të pashëm.

Prandaj ‘’Vogue’’ i ka kërkuar atij të thotë emrat e burrave që sipas tij janë më të pashëm dhe seksi në botë dhe padyshim ai ka zgjedhur dy aktorë.


Emri i parë që ka dhënë është ai i Paul Newman.

“Në botën e aktrimit, që është puna ime ditore, do të thoja Paul Newman, i pashëm, u plak me shumë hijeshi dhe sic e dini ka qenë një njeri shumë special, zemërmirë, i dashur, i sinqertë.” – tha Pitt.

Më pas ai shtoi edhe emrin e George Clooney.

“Do zgjedh George Cloone-n sepse pse jo, se zakonisht ai e le emrin tim jashtë dhe unë të tijin nuk e them, por kësaj radhe po bëj ndryshe, George, kjo është për ty.”-u shpreh aktori.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *