Belgjikë: Vjehrri e vret dhëndrin shqiptar 28 vjeç

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në shtetin e Belgjikës, ngjarje kjo e cila bëri jehon në këtë shtet, përcjell albinfo.ch.

Hetimet për vrasjen e 28-vjeçarit shqiptar në qytezën Ijzer në Belgjikë, Ilir S., i njohur ndryshe edhe si Maris S, kanë marrë një kthesë të fortë. Hetuesit kanë prova të sigurta se ka qenë vjehrri ai që i ka marrë jetën 28-vjeçarit shqiptar dhe kanë urdhëruar arrestimin e tij.
Mediat belege shkruajnë se piktori 54-vjeçar, Stephane V., nga Nieuwpoort, ka qenë edhe i dyshuari i vetëm në këtë çështje. Provat që e vërtetojnë këtë janë solide, shkruajnë mediat belge, të cilat sqarojnë se ishte vetë 54-vjeçari që pranoi se kishte pasur një debat me dhëndrin e tij, ditën e vrasjes, por nuk e kishte vrarë ai. Provat në fakt tregojnë një tjetër version. Ekspertiza ka gjetur gjurmë baruti në duart e 54-vjeçarit, çka i ka bindur prokurorët se ai është vrasësi dhe sipas tyre çështja mund të jetë afër përfundimit të saj.

“Analiza e gjurmëve të barutit në krahët e V. ka rezultuar pozitive”, thanë burimet gjyqësore. “Kjo të paktën tregon se V. ishte i pranishëm atë natë kur ndodhën të shtënat. Provat kundër tij vazhdojnë të grumbullohet. Në fakt, ne tani presim vetëm rrëfimin e tij. Kështu do të mund të ndërtojmë dhe dinamikën e ngjarjes, e në këtë mënyrë do të gjejnë një farë qetësie të afërmit e tij. Të afërmit e Marios janë duke pritur me padurim për zbardhjen e ngjarjes.

Ngjarja

Ilir S. nga Koekelare, i cili gjithashtu njihej edhe si Mario S., u gjet i vrarë mbrëmjen e 18 korrikut në qytezën Ijzer, pranë motoçikletës së tij të parkuar.

Ngjarja dukej si një një larje hesapesh çka i çoi hetuesit në arrestimin e të dyshuarit, vjehrri i viktimës Stephane V. (54), një piktor i pavarur nga Nieuwpoort i cili do të kishte bërë deklarime të gjera para hetuesve dhe gjyqtarit hetues, nga të cilat rezultonte se marrëdhënia me dhëndrin nuk ishte e mirë prej vitesh. Për shkak të “reputacionit të diskutueshëm” të dhëndrit dhe “mjediseve të jashtëzakonshme” në të cilat ai u zhvendos. “Por klienti im mohon të ketë lidhje me vrasjen”, thotë avokati Bram Elyn.

Iliri nuk ishte i martuar me vajzën e tij Melanie, por së bashku me të kishte një vajzë 5-vjeçare dhe kujdesej edhe për fëmijën e saj nga një lidhje e mëparshme.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *