Gjykata lë në paraburgim pesë personat që dyshohet se e dhunuan 11-vjeçaren në Prishtinë

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë për vazhdimin e masës së paraburgimit për pesë të dyshuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës, Mirlinda Gashi, e cila ka thënë se Ekrem Rexhepi dhe Shkëlqim Kameraj mbesin në paraburgim edhe për 2 muaj.

“Referuar kërkesës tuaj për informata, ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë për vazhdimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve E.R dhe SH.K, Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda me datë 26.09.2022 ju ka vazhduar masën e paraburgimit të njëjtëve edhe për dy (2) muaj, për secilin veç e veç”, ka thënë Gashi.

Po ashtu Gjykata u ka vazhduar dënimin për nga 2 muaj edhe tre të miturve të përfshirë në rast.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *