Ky është burri që dyshohet se dhunoi disa herë seksualisht 32-vjeçaren në Ferizaj

Gazeta Sinjali sot ka raportuar për një rast të dhunimit në Ferizaj, ku viktimë është një grua 32-vjeçare. Ajo ka denoncuar për dhunë seksuale personin me të cilin është në lidhje dashurie që 7 vjet, duke thënë se i njëjti tash e katër vite e mban me zor afër vetes. I dyshuari është arrestuar dhe tashmë ndodhet në ndalim policor.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se i arrestuari është 40-vjeçari, Sevdaim Gashi.


Gashi dyshohet se e ka marrë 32-vjeçaren dhe e ka dërguar disa herë një motel në Koshare të Ferizajt, ku e ka detyruar që të kryejë marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj.

Gruaja në Polici thënë se ka vite që ajo dëshiron të ndahet nga i dyshuari, mirëpo i njëjti vazhdimisht e ka kërcënuar dhe nuk e ka lënë të largohet.

Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që Gashit t’i caktohet masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh. Brenda afatit ligjor, Prokuroria Themelore në Ferizaj pritet që të bëjë kërkesë për caktimin e masës së sigurisë në gjykatën kompetente.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *