Ky është burri që dyshohet se sulmoi seksualisht një grua në Pejë

Gazeta Sinjali sot ka raportuar për një rast të sulmit seksual në Pejë, ku viktimë ishte një grua.
Burimet e Gazetës Sinjali nga Prokuroria Themelore e Pejës kanë bërë të ditur se i arrestuari është 25 vjeçari Flori Beqiraj.
Sipas Prokurorisë, i dyshuari me 27 shtator të këtij vitit ka sulmuar seksualisht një femër.
Pas identifikimit, i njëjti me urdhër të Prokurorit të Shtetit është arrestuar dhe ndaluar për 48 orë.
Prokurori i Shtetit brenda afatit ligjor do të shqyrtoj mundësin e paraqitjes se kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit në gjykatën kompetente dhe gjithashtu lidhur me ketë çështje penale do ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme hetimore.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata