Ç’bënte Trixa saktësisht në kohën e intervistës mbrëmë?

Mbrëmë erdhi intervista e shumëpritur, për të parën herë pas ribashkimit, Bora dhe Donaldi u bënë bashkë në programin e këtij të fundit, “Më lër të flas”.

Bora foli si për projektin e ri, “Dancing with the stars”, ashtu edhe për temën e fort komentuar, atë të ribashkimit të saj dhe Donaldit.


Teksa kurreshtja ishte e madhe për atë që do thuhej, një ‘sy’ i plot ndjekësve ishte edhe tek Beatrix, e cila nuk u zu në gojë asnjëherë gjatë intervistës, as direkt e as indirekt.

Trixa që kohë pas kohe së fundmi ka lëshuar kunja në drejtim të dyshes, këtë herë ishte në rehatinë e saj, saktësisht në kohën kur intervista po transmetohej, Trixa ka postuar nga darka vetë e katërta.

Ajo ka shijuar një mbrëmje jashtë shtëpisë me nënën e saj, Antonelën dhe nënën e Antonelës.

Në një tjetër video pas mesnatës,Beatrix dhe Antonela këndojnë hitin “All I need is your love tonight”… Dashuria e kujt iu është dashur mbrëmë? /Prive

Lojtës Videosh

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *