E rëndë: 35-vjeçari nga Gjakova rrah brutalisht të dashurën, ia thyen hundën dhe e braktis në një fshat të Rahovecit

Vajzat dhe gratë po vazhdojnë të jenë viktimat më të shpeshta të dhunës që përjetojnë qoftë nga bashkëshortët apo partnerët e tyre. Kjo dukuri shqetësuese ka marrë përmasa të mëdha kohëve të fundit. Në mesin e shumë grave ndaj të cilëve është ushtruar dhunë fizike e psikike është edhe një 38-vjeçare nga Gjakova, e cila është sulmuar brutalisht nga i dashuri i saj, dje pasdite, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet nga Emergjenca kanë bërë me dije se viktima është pranuar në spital me lëndime të rënda si pasojë e goditjeve nga i dashuri i saj S.Th., (35-vjeçar) i cili tashmë është arrestuar. Sinjali mëson se i dyshuari e ka sulmuar të dashurën në veturën e tij, rrugës nga Gjakova deri në Rahovec.

Për motive ende të panjohura, nga deklarata e viktimës është kuptuar se i dashuri ka ushtruar dhunë fizike gjatë gjithë kohës sa kanë qenë në veturë, derisa e ka dërguar në një fshat të Rahovecit, ku e ka lënë në mes të rrugës. E tmerruar për atë që i ndodhi, viktima arriti ta njoftojë Policinë, me ç’rast njësitet policore arritën në vendin e ngjarjes.

Sipas informacioneve të para, i dyshuari ia ka thyer hundën të dashurës, si dhe i ka shkaktuar lëndime të tjera, për çka ka marrë trajtim mjekësor në spital.

Denoncimi i dhunës që ka përjetuar viktima u bë ‘sebep’ që i njëjti të arrestohet dhe shoqërohet në stacion policor për intervisitim. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj tij është nxjerrë aktvendim për ndalim prej 48 orësh.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *