5 arsyet pse burrave u bien flokët herët

20:05 – Sot

Shpërndaje në

Rënia e flokëve është një nga problemet e shumicës së meshkujve

Edhe pse gati 50% e meshkujve do të përjetojnë një shkallë të rënies së flokëve pas të 50-ave, rënia e flokëve mund të fillojë më herët, thonë ekspertët, veçanërisht nëse dikush është gjenetikisht i predispozuar për rënie të parakohshme të flokëve.

Nëse gjeni papilloma në trupin tuaj, bëjeni këtë menjëherë

Hani këtë me stomak bosh për të eleminuar parazitët
Por le të shohim se cilat janë arsyet pse ju bien shpejt flokët.

Hipotireoza

Edhe pse shumë më i zakonshëm tek femrat, hipotiroidizmi tek meshkujt mund të shkaktojë lodhje, kapsllëk, shtim të pashpjegueshëm të peshës, vështirësi në përqendrim, depresion dhe rënie të flokëve. Flokët, thonjtë dhe lëkura mund të dobësohen dhe të bëhen të brishtë. Mund të vëreni flokë të holluar ose vështirësi në rritjen e qimeve të fytyrës.

Stilim i tepruar

Nëse keni flokë të gjatë ose i lidhni në një bisht të ngushtë, mund t’i dobësojë ato. Kjo është arsyeja pse nuk duhet t’i shtrëngoni flokët. Është gjithashtu e rëndësishme të shmangni përdorimin e kimikateve dhe mjeteve që shkaktojnë nxehtësi. Përpiquni të përdorni produkte stilimi me maturi, si xhel, shkumë dhe dyllë, të cilët dobësojnë flokët, duke i bërë më të brishtë.

Ju mungon hekuri

Mungesa e hekurit është shkaku më i zakonshëm i rënies së flokëve. Humbja e 50 deri në 100 qime në ditë konsiderohet normale, por nëse humbni më shumë, atëherë duhet të kontrolloni nivelin e hekurit dhe ferritinës në gjak dhe në varësi të rezultatit mjeku do t’ju rekomandojë trajtimin e duhur.

Stresi intensiv

Mund të shkaktojë rënie të papritur të flokëve, ndërsa stresi kronik mund të shkaktojë një formë të veçantë të rënies së flokëve të quajtur alopecia areata, e cila shpesh largohet vetë, por ka trajtime.

Lyeni flokët

Sipas hulumtimeve pothuajse 7% e meshkujve lyejnë flokët. Nëse u përkisni atyre, duhet të dini se ky zakon mund t’ju dobësojë flokët. Shumë bojëra flokësh përmbajnë parafenilendiamine, e cila mund të rrisë rrezikun e rënies së flokëve. Edhe pse kjo është një gjë e rrallë. /abcnews.al

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *