Publikohet momenti kur Shkurte Fejza pyet djalin e nusen se a duan të martohen, shpërthejnë të qeshurat

Arbër Behluli, djali i këngëtares së njohur, Shkurte Fejza i ka dhënë fund beqarisë të shtunën. Vajza që ai ka zgjedhur ta kalojë jetën me të është Erza.

Në rrjete sociale tashmë janë shpërndarë shumë momente nga ceremonia e çiftit.

Në njërën nga to shihet diçka që nuk kemi parë më parë. Nëna, njëherit vjehrra, Shkurta në këtë rast ka vendosur ta kurorëzojë në një mënyrë simbolike martesën e djalit të saj me nusen.“A pranon me marrë Erzën për grua, me respektua çdo ditë të jetës me nderua, në të mirë dhe në të keq”, e ka pyetur ajo djalin e vet.

“Po”, ishte përgjigjja e Arbërit teksa këngëtarja kërkoi duartrokitje nga të pranishmit për të vazhduar më pas me nusen.“Ti, Erza a pranon me marrë Arbrin për burrë, me nderu, me respektu, me e dashtë dhe me dëgju çdo ditë të jetës në të mirë dhe në të keq”, pyeti këngëtarja derisa të pranishmit shpërthyen në të qeshura sepse theksi i fjalimit ra te folja “me dëgju”.

https://ngjarja.press/wp-content/uploads/2022/10/311330051_442912754598758_7053779548436688403_n.mp4?_=1

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *