Ushqimet që nuk bën të ngrihen

Kur kemi ushqim të tepërt, e vendosim në frigorifer. Por nutricionistët pohojnë se po bëjmë një gabim të madh pasi temperaturat e ulëta ndryshojnë përbërjen e disa ushqimeve.

Ky proces është veçanërisht i dëmshëm për “të gjelbrit”, sepse shkatërron lëndët ushqyese, vitaminat dhe antioksidantët.

Ngrirja e perimeve dhe barishteve nuk rekomandohet. Nëse i vendosni në temperatura të ulëta, klorofili i tyre shkatërrohet, vitaminat dhe vetitë antioksiduese humbasin dhe mbeten vetëm fibrat.

Ngrirja dhe më pas shkrirja mund të ndikojë negativisht në vlerën ushqyese të perimeve që janë të pasura me ujë.

Nuk duhet të ngrini perime të pasura me ujë si kastraveca, domate, kunguj të njomë. Ata bëhen të pangrënshme sepse pas shkrirjes humbasin strukturën e tyre.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *