Historia e dhimbshme/ Si u vra adoleshenti për një ‘Rolex’, eskursioni fatal

16:01 – 11 Tetor 2022

Shpërndaje në

Mariglen Gjonajt iu pre jeta në moshën 16-vjeçare, ditën që u nis për ekskursion me shokët e klasës. Si çdo adoleshent, në përpjekje për tu ‘maturuar’, Marigleni mori një orë “Rolex”, një varëse të trashë floriri dhe me makinën e të vëllait u nis të takonte shokët. Edhe pse në moshë të mitur e pa patentë, Gjonaj ishte në timon të mjetit, ndërsa si pasagjer kishte bashkëfshatarin e tij, Kristjan Cenaj. Por ky i fundit nuk kishte si qëllim shoqërimin e adoleshentit për në ekskursion. Synimi i të riut, 23 vjeç në atë kohë ishte i qartë, grabitja e ‘Rolex’-it dhe e varëses se floririt që mbante në qafë Mariglen Gjonaj, me vlerë 10 milionë lekë.

Rruga u pre në Fushë Kuqe

Nëse gjeni papilloma në trupin tuaj, bëjeni këtë menjëherë

Syla pas fjalimit të Ramës: Ku e keni Prindonin, Albinin? – Insajderi
‘Sa e shtrenjtë duket kjo varësja,’– kanë qenë fjalët e para të thëna nga Cenaj në sy të xhaxhait të Gjonajt, duke treguar qartë joshjen e shokut nga bizhuteritë që rëndonin në qafën e 16-vjeçarit.

Ajo që ndodhi saktësisht mes Cenajt dhe 16-vjeçarit është ende e paqartë, por sherri me pasojë vdekjen e Gjonajt la gjurmë në Fushë Kuqe. Kristjan Cenaj e dhunoi në mënyrë makabre të miturin dhe i dëmtoi kafkën, gjë që i shkaktoi vdekjen të miturit. Për të mbuluar vrasjen, autori groposi trupin e Gjonajt në Fushë Kuqe. I mituri u preh shumë pranë familjes, por këta të fundit nuk i thanë dot lamtumirë…

Por zemra e nënës nuk gënjen

Liljana Gjonaj, edhe pa e parë të birin e vdekur e kishte të qartë se pas çdo gjëje që mund t’i kishte ndodhur, fshihej Kristjan Cenaj. Ajo deklaroi 7 vite më parë për mediat se i biri për herë të fundit ka qenë me Cenajn e se ai duhej marrë në pyetje për të zbardhur fatin e djalit të saj të vogël.

“Ka ikur në mëngjes, ka ikur në 8, nuk ka ardhur tek unë në 5 të mbrëmjes, as në drekë. Ishte me dy persona që ishin në makinë herën e fundit. Personi i fundit me të cilin ka qenë është Kristjan Ceni nga ky fshat. Nëse ata njerëz e kanë marrë peng, lirojeni. Le të marrin arin, ne u falim gjithçka, vetëm të më futet djali dhe njëherë me këmbët e veta në shtëpi,”- thoshte Liljana.

Nuk ka krim perfekt

Shtatë vite më vonë, në prill të vitit 2022, lajmi se ishin gjetur eshtrat e një adoleshenti u publikua nga të gjitha mediat e ra dhe në veshin e nënës e familjes së Gjonajt. Shpresat i kishin humbur se do ta gjenin gjallë adoleshentin, por të paktën kërkonin të kishin një varr ku ta vizitonin herë pas here.

“Mos janë të djalit tim? Kam dëgjuar lajme që është gjetur një kufomë. Shpirti po më dhemb. Nëqoftëse merr vesh dicka a mos është djali im?’’- tha Liljana me zë të dridhur gjatë një bisede telefonike me gazetaren Anila Hoxha.

Analizat e dhe ekspertizat mjekoligjore zbuluan se bëhej fjalë për një djalë të mitur që ishte dhunuar për vdekje, por për zbardhjen e identitetit u deshën muaj të tërë. Pas 7 vitesh ngjarje, policia arriti të konfirmojë dhe provojë se 16-vjeçari Mariglen Gjonaj ishte vrarë. Në të njëjtën kohë, Policia e Lezhës doli me deklaratën se përveç identifikimit, ishte bërë e mundur dhe arrestimi i autorit të këtij krimi, që i mori jetën një fëmije për një orë ‘Rolex’ dhe një varëse floriri.

Ndryshe nga agonia e familjes së Gjonajt, Kristjan Cenaj nga fshati Ferrë Trashë të Mamurrasit, ku dhe banonte, nuk i kishte ndërprerë gëzimet e jetës. Me një vështrim të thjeshtë në profilin e tij në Facebook, shihet se Cenaj kishte krijuar familje e ishte zhvendosur në Florence të Italisë. Por zëri i nënës së Gjonajt e kumbonte nga pas. As lutjet në Kishën e Laçit nuk e penguan përballjen me drejtësinë të një njeriu që mbante mbi ndërgjegjie vrasjen e një fëmije.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *