Ikballe Huduti ‘harron’ deklaratat për martesat, shfaqet duke kënduar ilahi

Teologia Ikballe Huduti, e cila po kritikohet në masë të madhe për deklaratat e saj në lidhje me martesat, ku ka rrëfyer se si burrit të saj, ajo vet i kishte gjetur edhe dy gra.

Huduti, edhe kohë me parë ishte bërë hit nëpër rrjetet sociale me deklaratën e saj për “martesat e përkohshme”, për të cilat thotë se janë të lejuara sipas islamit.

Nëse gjeni papilloma në trupin tuaj, bëjeni këtë menjëherë

Syla pas fjalimit të Ramës: Ku e keni Prindonin, Albinin? – Insajderi
Ajo kishte deklaruar se ka insistuar që bashkëshorti i saj të mos kishte asnjë mungesë, duke i ofruar kandidatura për martesë të përkohshme.

Në njërën prej rasteve të martesës, Huduti kishte kërkuar që me pëlqimin e saj bashkëshorti të martohej me një doktoreshë e cila kishte një djalë, duke bërë të mundur futjen e fëmijës në truallin e familjes.

Megjithatë, Huduti ka lënë deklaratat me një anë dhe është shfaqur duke kënduar ilahi, të cilën e ka shpërndarë edhe në TikTok.

Në videon e shpërndarë, Huduti ishte vërshuar nga komentet negative, prej ku kishte edhe të atillë që i bënin lutje “mos na e fëlliq fenë tonë”.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *