S’ka shtrenjtim të çmimit të ngrohjes, tarifat mbesin të njëjta edhe për këtë sezon

Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka njoftuar se s’do të ketë shtrenjtim të çmimit të ngrohjes sivjet.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, ZRRE ka bërë me dije se në mbledhjen e sotme të Bordit është vendosur që tarifat për konsumatorët të nbesin të njëjta edhe për këtë sezon ngrohës.

“Bordi i Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) në Seancën e tij të dymbëdhjetë (XII) me radhë për këtë vit, të mbajtur sot me 12 tetor 2022, ka shqyrtuar dhe miratuar të Hyrat e Lejuara Maksimale dhe tarifat për sezonën ngrohëse 2022/2023 për Ndërmarrjen NQ Termokos. Sipas vendimit të Bordit tarifat për konsumatorët do të mbesin të njëjta edhe për këtë sezon ngrohëse”, thuhet në postim.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *