Del ilaçi i ri kundër depresionit

Një ilaç i ri do të vijë në ndihmë kundër depresionit.

Ky ka qenë fokusi i diskutimeve në Kongresin e Organizmit Kombëtar psikiatrik në Itali që është mbajtur në Genova.

Bëhet fjalë për një medikament i aprovuar nga Agjencia Italiane e ilaçeve në muajin prill, që mund të ndikojë pozitivisht në trajtimin e depresionit.

Funksionon me shpejt se trajtimet e tjera, veçanërisht në format e rënda ku haset rezistence ndaj mjekimeve apo ka pasur tentativë vetëvrasje më herët, shpjegojnë psikiatrit.

Është eksperimentuar fillimisht në 116 pacientë në 22 struktura spitalore të ndryshme, të cilët e kanë marrë në formën e një spray në hundë.

Rezultoi se 64% e pacientëve patën përmirësim të dukshëm, ndërsa në 40% pati pothuajse zhdukje të sëmundjes. Simptomat depresive largohen dhe pacienti ka ndikim që në 24 orët e para të trajtimit, ndërsa pas dy muajsh, është vërejtur pothuajse largim i plotë i depresionit, në të paktën gjysmën e pacientëve që iu nënshtruan, shkruan klannews. Por është një medikament, që ka përdorim vetëm spitalor dhe me një kontroll të rreptë nga mjekët në strukturat e posaçme te shëndetit mendor.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *