E papritur/ Dolën çift por u ndanë, Mikela dhe Erioni rikthehen në ‘Përputhen’

Mikela dhe Erioni u rikthyen në “Përputhen”, dy ish-konkurrentët që dolën çift sezonin e kaluar por më pas u ndanë.
Erioni tha se po vjen sërish në emision për t’i kërkuar Mikelës një mundësi të dytë, pasi distanca i ndërlikoi gjërat mes tyre, nga ana tjetër Mikela u tregua e gatshme për ta dëgjuar.
Erjoni: Me ne ndodhi diçka që nuk ndodh shpesh, nga njëra anë ishte distanca, e bëri të veten dhe I jepte ato problemet, kur nuk e kishim afër njëri-tjetrin situate kalonte në konflikte, mund të them se 99 perqind të fajit e kisha unë, sa herë i kam shprehur dëshirën për tu rikthyer kam marrë gjysmë refuzim e gjysmë mundësi, prandaj kam ardhur këtu për të sqaruar disa gjëra.
Mikela: Nga t’ja nisësh, unë jam e ftuar sot dhe para do dëgjoj pastaj do flas.