“E ëma e Agonisit shpërtheu në lot” – avokati i familjes Tetaj tregon se si do të veprohet tutje pas dënimit me 7 vjet e gjysmë burgim ndaj dorasit

Shaban Gogaj u dënua sot me 7 vjet e gjysmë burgim për vrasjen e Agonis Tetajt. Dënimi nuk po pranohet kurrsesi nga familja e viktimës, të cilët sot ishin të pranishëm në sallën e Gjykatës Themelore në Pejë. Në momentin e shqiptimit të dënimit e ëma e të ndjerit ka shpërthyer në lot, shkruan Gazeta Insajderi.

Se çfarë hapash do të ndërmarrë tutje familja Tetaj për Gazetën Insajderi foli avokati i tyre, Berat Tmava.

Nëse gjeni papilloma në trupin tuaj, bëjeni këtë menjëherë

“SHBA-të nuk janë të kënaqur me afatin për regjistrimit e automjeteve me t…
Avokati tha se janë befasuar me dënimin e dhënë teksa shtoi se “nuk ka përfunduar gjithçka”.

“Ne nuk e kemi pritur këtë vendim, ka qenë vendim befasues për mua dhe familjen Tetaj, besoj edhe për krejt opinionin, kjo mund të shihet edhe nga komentet e qytetarëve, të cilat edhe vet i pashë e i lexova”, tha avokati.

Gjykata e dënon Shaban Gogajn me 7 vjet e gjysmë burgim për vrasjen e Agonis Tetajt

“Ne e presim vendimin e gjykatës së shkallës së parë, nuk ka përfunduar gjithçka këtu, kemi më bë ankesë brenda 15 dite pasi te pranojmë vendimin edhe te shohim se çka po vendos Gjykata e Apelit”, deklaroi avokati i familjes Tetaj.

Të pranishëm në sallë ka qenë e gjithë familja e ngushtë e Agonis Tetajt, madje edhe dy djemtë e tij të vegjël.

“Të pranishëm në sallë kanë qenë nëna, babai, vëllau i cili ka ardhë nga Gjermania veç këtë rast, bashkëshortja e të ndjerit dhe dy fëmijët e vegjël të tij dhe dy motrat. Ata kanë qëndru shumë qetë, shumë në mënyrë të kulturuar edhe pse nëna e Agonisit ka fillu me qajtë, por ajo është çështje emocionale dhe nuk mund të fajësohet”, deklaroi ai.

“Kjo është drejtësi” – avokati i dorasit Shaban Gogaj, Besnik Berisha mirëpret vendimin

Pas shqiptimit të vendimit, para gazetarëve ka folur edhe avokati Besnik Berisha. Ai tha se kjo çka ka ndodhur sot është drejtësi.

“Më duhet të shpreh sinqerisht keqardhjen dhe ngushëllimet për familjen Tetaj, që kanë humbur djalin e tyre. Rasti që e kishim 4 vite në duar në trajtim, sot mori epilog që për mua është drejtësi, edhe pse sanksioni mund të kalojë kufijtë ligjorë. Për mua ka qenë epilog i pritur dhe merituar. Kjo është drejtësia”, deklaroi Berisha.

Avokati mes tjerash tha se trupi gjykues ndoqi kërkesat e familjarëve të Tetajt por në fund dha vendimin e prognozuar nga ai.

“U faktua se nuk ka pasur dashje. Nuk ka pasur qëllim, nuk ka pasur synim për ta privuar nga jeta të ndjerin. E di që është e rëndë për familjen Tetaj. Një trup gjykues që realisht ndoqi kërkesat e tyre pafund, por që dha verdiktin e prognozuar nga unë”, u shpreh ai .

Ai foli edhe për përjashtimin e tij nga ky rast.

Pas dënimit të Gogajt për vrasje, avokati Berisha: Trupi gjykues ia ka kthyer shpresën drejtësisë

“Ky rast është shoqëruar me ndodhi të padëgjuara ndonjëherë. Përjashtimi im ka qenë arbitrar, i kundërligjshëm. Ndërkohë që nuk kam ndikuar te askush. Oda është shtëpia ime. Ka për obligim të mbrojë të drejtat e të akuzuarit. Duket se gjykata u pajtua, ne lëshuam pe dhe e zhbllokuam procesin, atëherë kur u bindëm se do të ketë drejtësi”, tha Berisha.

“Drejtësia kur nuk iu bie njerëzve tamam, atakohet. Pala mbrojtëse ka thënë se ky trup gjykues ia ka kthyer shpresën drejtësisë”, përfundoi ai.

Gjykata Themelore në Pejë e ka dënuar me 7 vjet e 6 muaj burgim Shaban Gogajn për vrasjen e të riut Agonis Tetaj, shkruan Insajderi.

Kurse i pandehuri tjetër në këtë rast, Isuf Cacaj për armëmbajtje pa leje u dënua me 2000 euro.

Vendimi është marrë afro 4 vite më pas.

Gogaj u gjykua nën veprën penale “vrasje nga pakujdesia” dhe “posedim i pa autorizuar i armëve”.

Për vrasje nga pakujdesia Gogaj u dënuar me 5 vite burgim ndërsa për armë mbajtje pa leje me 3 vite burgim

Siç rëndom ndodh, në dënim do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.

Shaban Gogaj ndodhet në paraburgim që nga 24 shtatori i vitit 2018.

Agonis Tetaj ishte vrarë në vitin 2018 në vendin e punës, në lokalin “Gogaj Ag” në Deçan.

Edhe pas 1 viti bllokim – dështon të mbahet sërish seanca gjyqësor për vrasjen e Agonis Tetajt

Fillimisht, Shaban Gogaj u gjykua nën veprën penale “Vrasje e rëndë”, e cila vepër më pas u ri-cilësua si “vrasje nga pakujdesia”.

Pas këtij veprimi ka reaguar babai i viktimës, Isuf Tetaj i cili pati publikuar pamjet e rastit, e të cilat tronditën gjithë vendin.

Tetaj akuzonte prokurorin Agron Uka se ka manipuluar me rastin.

Pas kësaj, kishte reaguar ish-Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, i cili kishte vendosur të ndërrohet prokurori i rastit, e po ashtu ka kërkuar të merren masat e duhura ndaj prokurorit Agron Uka.

/GazetaInsajderi

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *