Gjinekologu vushtrrias përfshihet në një zënkë me prindin e një foshnje në spitalin e Vushtrrisë

Një incident dyshohet të ketë ndodhur në mes të babait të një foshnje të porsalindur si dhe Shefit të Repartit të Gjinekologjisë në Spitalin e Vushtrrisë, Blerim Feka në disa pamje që janë publikuar në rrjete sociale. Babai i cili e ka foshnjen e shtrirë në këtë spital pretendon se është fyer e është sulmuar fizikisht nga gjinekologu Feka.

Gazeta Nacionale ka provuar ta kontaktojë Fekën, mirëpo i njejti nuk i është përgjigur thirrjeve.

Në pamjet e publikuara nga mediet shihet gjinekologu Feka teksa përfshihet në një debat me prindin e foshnjës. Prindi, në bazë të videos ka një kërkesë të vetme për gjinekologun. Që t’i lejohet ta shohë foshnjen e tij të sëmurë.

E qytetari pretendon se mjeku gjinekolog nuk ka pasur sjellje të hijshme karshi gruas e cila i është drejtuar Fekës për komunikim dhe i njëjti sipas qytetarit i ka bërtitur pacientes në fjalë.

“A është në rregull ti si shef i repartit me ba kësi sjellje. A është në rregull? Unë e kom fminë smutë o burrë, unë po du me hi me pa fminë, ti po thu, p’i bërtet nji gruje që është t’u folë drejtpërdrejtë me ty. Ajo e ka çikën brenda t’bome operacion, fëmija është me probleme me frymëmarrje, ti po bërtet në mes të sallës. A është në rregull prej teje doktor? Shef i repartit i thu vetit. A është në rrëgull”, dëgjohet teksa qytetari kërkon llogari nga gjinekologu Feka.

“Kënd po e inicizon ti rrugës”, dëgjohet duke thënë Feka, i cili tenton t’ia largojë telefonin qytetarit që po e incizonte.

“Hima hima, unë babën e kom polic. Qetash ti thirri Policinë. Ti s’e Meriton me qenë Shef i Repartit,” – thotë qytetari.

“A ti mu ma q*n nanën a?’, i përgjigjet qytetari Fekës, teksa e paralajmëron se ai nuk do të jetë më pjesë e këtij reparti pasi do ta denoncojë rastin në media dhe në organet e rendit.

Videon mund ta shihni në këtë l

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *