A ishte miqësore puthja e Era Istrefit e Don Xhonit?

Era Istrefi dhe Don Xhoni në një romancë? Hmm nuk dimë diçka të sigurt. Gjithë çfarë kemi është vetëm një video.
Disa njerëz janë të mendimit se Era Istrefi dhe Don Xhoni, të cilët janë duke dhënë koncerte bashkë pas publikimit të këngës “Hala”, mund të jenë në një romancë.
Në një video virale, reperi shihet duke e përqafuar Erën, i afrohet afër veshit dhe më pas është e paqartë nëse e puth, i flet apo të dyja bashkë.
Siç mund ta shihni, Don Xhoni e përqafon në momentin kur e puth/i flet. “Kjo puthje nuk ishte në mënyrë shoqërore,” shkruan dikush. Të tjerë aludojnë se bëhet fjalë për një puthje në buzë.