Refuzoi të martohej, i riu i vë zjarrin 28-vjeçares

Një mësuese franceze nga Algjeria, 28-vjeçarja Rima Annan, po lufton për të qëndruar gjallë në një spital të Madridit, e cila u tentua të digjej e gjallë nga një fqinj në fund të shtatorit, pasi vajza fatkeqe refuzoi propozimin për martesë ndaj saj nga dhunuesi.

Gjithçka ndodhi më 26 shtator në një fshat të vogël, shumë pranë kryeqytetit, Algjerit, kur mësuesja e re po priste në stacionin e autobusit për të marrë autobusin që do ta çonte në shkollën e fshatit fqinj, ku ajo punonte.

Sipas të afërmve të Ananit, të cilët folën për mediat franceze, fqinji i mësueses së re e lau me benzinë, ndezi shkrepësen dhe tentoi ta digjte të gjallë, sepse ajo kishte refuzuar propozimin e tij për martesë. Kushëriri i saj, i cili jeton afër vendit ku ndodhi ngjarja, tha për televizionin France 24 se ai dhe gruaja e tij dëgjuan klithmat e dëshpëruara të Rimës dhe nxituan për ta ndihmuar.

“Më dogji, ma dogji të ardhmen”, ishin fjalët e para që tha viktima. E reja u dërgua në klinikën lokale dhe më pas në spitalin lokal, ku mjekët diagnostikuan djegie të shkallës së tretë dhe të katërt në pjesën më të madhe të trupit të saj.

Mirëpo, duke qenë se 28-vjeçarja është në rrezik, është parë e nevojshme transferimi i saj në një spital të specializuar jashtë vendit. Fillimisht, familja ka zgjedhur ta transferojë viktimën në spitalin Saint Louis në Paris, por spitali ka kërkuar 316 mijë euro për shtrimin dhe trajtimet për 70 ditë, duke kërkuar që shuma të paguhet me një shumë të vetme. Familja, me ndihmën e organizatës ADM International, e specializuar në shoqërimin e pacientëve jashtë vendit, gjeti një spital në Madrid me më pak para dhe mundësi pagese me këste.

recommended by

MOSLIFE
45 фото, которые были запрещены в СССР, и понятно почему
УЗНАТЬ БОЛЬШЕ
Shpërthimi i mbështetjes në rrjetet sociale për vajzën fatkeqe

Për të paguar shpenzimet mjekësore të 28-vjeçares, familja e saj po mbledh fonde në zonën e tyre dhe në rrjetet sociale. Deri në mbrëmjen e 14 tetorit, mbledhja e fondeve përmes rrjeteve sociale ka mbledhur 36500 euro nga 1100 përdorues, të cilët donin të ndihmonin vajzën fatkeqe. Në të njëjtën ditë Rima Anan udhëtoi me të atin në Spanjë dhe u shtrua në Spitalin Universitar La Paz në Madrid. Kushëriri i vajzës së re ka deklaruar se Rima donte të shkonte në Francë për të vazhduar studimet dhe kur burri që ajo refuzoi filloi ta kërcënonte kur e mori vesh. Madje, dhunuesi e ndiqte shpesh në shkollën ku punonte viktima. Pas sulmit ndaj 28-vjeçares, burri është vetëdorëzuar në komisariatin lokal dhe ndodhet ende në mbajtje.

Më 10 tetor, nëna e viktimës u shfaq në një video në rrjetet sociale dhe foli për sulmin që mori vajza e saj, duke kërkuar ndihmë për trajtimin dhe rivendosjen e shëndetit të 28-vjeçares. Video ka pasur qindra mijëra shikime në Twitter, TikTok dhe Facebook, ndërsa përmes rrjeteve sociale familja përveç ndihmës financiare bën apel edhe për gjak. Vala e mbështetjes për mësuesen e frëngjishtes nga Algjeria është e madhe nga përdoruesit me mesazhe dashurie për familjen ndërsa gjendja e saj, për momentin, konsiderohet kritike.

Sipas të dhënave të organizatës “Féminicides Algérie” për vrasjet e grave në Algjeri, tentativa për vrasjen e 28-vjeçares nuk është një ngjarje e izoluar në vendin afrikan. Më 16 prill 2022, një burrë dogji për së gjalli gruan e tij në sy të dy fëmijëve të mitur të çiftit. Vrasja e parë e një gruaje të vitit u krye nga një burrë që qëlloi një grua sepse ajo refuzoi të martohej me të, ndërsa në vitin 2022 në Algjeri janë kryer 32 vrasje të grave. Wiame Awres, një aktiviste për të drejtat e grave në Algjeri dhe anëtare themeluese e organizatës “Féminicides Algérie”, tha për mediat franceze se “këto sulme (mbi gratë) po ndodhin gjithnjë e më shpesh. Por është fakt që tani të gjithë po flasin më shumë për problemin”.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *