Vdes i mituri nga Vitia, u godit nga traktori në oborrin e shtëpisë

Një fëmijë nga Vitia ka vdekur pas plagëve rënda të marra prej goditjes me traktor.

Siç njofton Policia, i mituri u godit me traktor në oborrin e shtëpisë gjatë manovrimit të të dyshuarit SH.B

Nëse gjeni papilloma në trupin tuaj, bëjeni këtë menjëherë

Pas deklaratës së Mustafës, reagon Abrashi: Të gatshëm të kthehen nga pens…
“I dyshuari kosovar shqiptar Sh.B. (1998) në oborrin e shtëpisë së tij gjatë manovrimit me traktor dyshohet se ka goditur të viktimën duke i shkaktuar lëndime trupore, për vdekje“.

Tutje, Policia njofton se i mituri për shkak të lëndimeve të marra ka ndërruar jetë.

“Viktima pas pranimit të tretmanit mjekësor në Emergjencën e Spitalit Rajonal Gjilan është dërguar në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë QKUK, ku edhe përkundër ndihmës së dhënë nga ana e personelit mjekësor për shkak të lëndimeve trupore nga mjeku është konfirmuar se ka ndërruar jetë”, ka konfirmuar policia rajonale e Gjilanit.

Derisa, bëhet e ditur se në lidhje me rastin janë njoftuar Prokuroria e Shtetit, dhe është urdhëruar që trupi i pajetë i viktimës të dërgohet në Institutit e Mjekës Ligjore për Obduksion.

“Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili rastin e ka cilësuar si ‘’Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’’ dhe ka urdhëruar që trupi i pajetë i viktimës të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion. Rrethanat se si ka ndodhur rasti në koordinim të plotë me Prokurorin e shtetit janë duke u hetuar nga Njësisë i Hetimeve Rajonale Gjilan”, thuhet në konfirmimin e policisë.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *