Andi në një lidhje të re pas ndarjes nga Melisa, kush është vajza që ai thotë po e bën të lumtur

Andi i ftuar në “Shqipëria live”, ka zbuluar për herë të parë se ka nisur një lidhje të re pas ndarjes nga Melisa.

Andi u shpreh se historinë me Melisën ia ka lënë të shkuarës dhe se i kanë lindur ndjenja të reja për një tjetër vajzë.

Andi preferoi të mos e tregonte kush është vajza, por tregoi vetëm se ajo nuk i përket botës së televizionit.

“Jam shumë i lumtur për momentin dhe po përjetoj një ndjesi që se kam përjetuar më parë, mund të them që jam i lumtur nuk është person i njohur dhe nuk merrem kurrë me njerëz të televizionit”, tha ish-konkurrenti i “Përputhen”.

Andit iu shfaq në ekran edhe lajmi se Melisa është në lidhje dashurie me reperin Majk, por ish-konkurrenti tha se kjo nuk i interesonte.

Më tej ai hodhi poshtë aludimet se ndarja e tyre erdhi nga tradhtia, por tha se lidhja ishte bërë toksike.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *