E kam përzënë nënën nga shtëpija, ajo nuk i ndihmonte gruas time, nusja nuk mundeshte edhe bukën edhe me u kujdes për vajzën tonë…

E kam përzënë nanën nga shtëpija, ajo nuk i ndihmonte gruas time, nusja nuk mundeshte edhe bukën edhe me u kujdes për vajzën tonë…

E kam perzen Nanen nga shtepija,Ajo nuk i ndihmojke gruas time,Nusja nuk mujke edhe buken edhe mu kujdes per vajzen ton…-Mirmrama kam shum dhimbje derisa po e filloj me e shkrujt ket historin time.

Kurr se kisha besu se me vjen dita me e qit Nanen prej shpis e un me jetu veq me nusen e me fmi tem.Tash qe koha e ftoft po mdhem zemra shum per Nannen po nuk po kam se qysh me ja ba ose me hup familjen tem me gru e me fmi e mu bashku me Nanen ose ne te kunderten ndryshe skam mundsi.

Nana jem kurr ska dit me midhnu me ka rrit me kushte te veshtira e me shum mundime,taman si gjdo Nan shqiptare ne ato vitet e athershit. Un i kam 38 vjet edhe kam qen per disa vite ne gurbet,por u dasht e u kthy se baba nderroj jet e nana met veq me motren.

Kur u ktheva me thojke Nana djali jem martohu se nuk po du me shku per boten tjeter pa e pa se e ke kriju familjen tende.Edhe ashtu u bo Nana kqyrke nuse per mu derisa ma gjeti njanen,dola u njoftova i thash Nan ajo mu dok e mir nese tpelqen edhe ty po e marim qita.Tha po djali jem mere se u doke e mir e urt e sinqert. Ashtu edhe ndodhi,per disa muj u kryn fejesa dhe martesa.Niher gjithqka filloj per mire,deri mas 2 muje martes fjalt e para acaruese i paten Nusja me motren tem.

Aty nderhyjta un ju kom then te dyjave mos me detyroni te behem i keq si me moter si me nusen,se un keshtu nuk ju duroj.Po fjalet e mija nuk paten efekt prap pas disa jave fillun problemet.Jo ti nuk po fshinm,jo ti nuk po e ben buken,jo un kam punu ma shum se ti.Edhe gjitheher problemet i niske nusja.

Aty i kam then Nanes po ndahem nga kjo nuse se nuk po rahatohet,po nuk me la e shkreta Nan me tha jo djali jem mos gabo se motra edhe pak do martohet dhe do qetsohen gjitha punt.Ashtu e lash,edhe nuk zgjati shum motra u martu,se ne fakt edhe ish me ni djal po deri sa i erdh kismeti marteses.Naten e marteses te motres tem u kap nusja me Nanen me fjal,pse ti kshtu pse ti ashtu diqka llafe palidhje.Po un se kom dit ket pun me von me ka tregu motra.Pas disa mujve e mora vesh qe gruja shtatezen,qfar gzimi i madh kajke Nana prej gzimit mi kapke flokt mi puthke durt.EDhe un u gzova shum se krejt ata qe e kan provu ket ndjenj e dijn ndjenjen kur e mer vesh se po bohesh prind per her te par.Gjithqka shkojke per mrekulli dderi sa lindi nusja e qika mi boni 5 muj.Aty fillun problemet e mdhaja,gruja i thojke Nanes ti gatuj se un po e kqyri qiken e nana i thojke nuk muj un me gatu plus me i la enet plus me u kujdes per shpin.Ktu ka qen filli kryesor i problemeve,gjdo dit e qojshin me zhurem edhe piskam ne shpi.

Saher visha e shisha Nanen ose Grun me lot ne sy.Kish raste qe Nana nuk hajke buk kur e gatujke nusja,ose nusja nuk hajke buk kur e gatujke nana.Me ni fjal shpija mu bo lomsh nga problemet e shumta.Vike kaniher motra me bujt edhe asaj i qoj Zoti fmi kur vike ajo i dike krejt problemet mes Nanes edhe nuses,e vazhdimisht ter kohen sa rrike i thoshte nusess tem ty tka beku Zoti ne qfar familje ke ardh,plus nuk po ma len nanen rahat.Ty tkena mar prej ni shpis fukarallak deri nfund e vjen ktu bon poter me Nanen tem.Tani nusja jem nuk e durojke,se osht ni tip qe nuk ja len askujt,nese e ofendojn.U munojsha me i qetesu te trijat po nuk kishin te ndalne asnjona hiq.Dikur edhe Nana dul prej tefteri,edhe kur se kish qiken aty i thojke gjithqka Nuses.E pash te arsyshme me fol ni Nat me Nanen i thash Nana jem ty te kom gjithqka nket jet e nuk te la per asnje njeri,po ktu ti je fajtore.

Se mas pari nusja jem po ju kthen fjalen veq kur po i bohet padrejtsi e po e trajtoni me fjal tkqija.Se perndryshe une hala nuk e niva tu than diqka keq pa e nguc ju te parat.E aty u prek nana kogja shum,ja nisi me kajt e nja 1 jav dit nuk ka ardh posht me hanger as kurgjo,krejt motra ja bike prej shpis te vet.Diqysh me kapi ni nervoz e pa kontrollushme,nuses gjdo nat i bojha presion thojsha mos po ndahet po knej ish qika e vogel qysh me pas zemer me lan qiken pa bab,plus te nusja nuk i kan edhe kushtet e mira qe me u kujdes mir per qiken.Ka te sillsha nuk mujsha me e ndreq punen me u nda nga gruja.

Edhe e lash per ni koh qashtu punen nuk bojsha za,derisa e kam nxan nanen tu i than nuses “pa te nda nga djali jem e me ta mar qiken nuk kam me lan”.Aty me lujti menja,hina ne dhom thah Nan me vesh te mi te niva qka i the nuses.Po tha i thash qashtu se as ni kafshat buk nuk po ma bjen veq ma qikes tu nga.Po thash Nan qu bone vet se para se me mar nusen krejt vet i ke ba.Mos prit gjithqka prej nuses.E ja nisi me kajt e te rrok zemra e qova drejt e nspital, kur masi u qetsu pak erdh nveti,thash nan pse spo shkon pak te motra me nejt naj nat nashta pushon ma mir.Tha “Heej tybestikfa me shku une te dhandrri e me mkesh krejt njerzija”Thash ani shko pra te tezja se ajo jeton veq me ni qik,burrin se ka gjall shko thash jeto aty se na e kalle shpin me bertima e piskama gjdo dit.

Mas krejt kti debati Nana ma ka than ni fjal qe me boni nervoz shum”O evladi jem as gjini jem qe ta kam dhan mos te qofte halllall”Thash po Nann a e un sipas teje po u dashka me duru zhurma e piskama ne shpi gjdo dite a ? Thash prej sodit ke me shku te Tezja edhe ke me nejt deri sa te qetsohesh pak,e nashta kur te qetsohesh e sheh qe je vet gabim edhe i ndreq sjelljet tua, e sa per nusen tem asaj veq ni za me ba me ja ni per ty pa ja thy kamt e dur e me lan sa.kat tan jeten skom me lan.Po veq ti mos me bo probleme se une ata vet e rahatoj.Ja nisi me kajt e me mnem e thirri motren ntelefon i tha hajde merum qom te Motra,u shku qe dy jav dit as nuk po ma qel telefonin a nuk po me fol kerkush prej tezes e motres.Nuk di qka me ba thjesht jam ka merzitna teper shum,po nuk po di jam ne ni rrug pa zgjidhje.Po inshallah veq po shpresoj qe Nana ka me kuptu gabimin e vet,qetsohet e tani e ka deren qel te une.Me nejt qysh i ka hije taman si vjeherr si gjyshe si nan e jo me niqin fjal se veq qashtu mujna me pas lumturi ne familje.Kjo ke edhe krejt arsyesja pse ju shkruajta shum besoj edhe shpresoj qe keni me dhan keshilla,se un e percjelli ket faqe kogja moti po asnjeher as komente skam dhan.Ama tash e pash qe koka shum e arsyshme me shkru edhe me mar keshilla te mira inshallah me mtregu se qysh me dal prej ksaj situatae se realisht edhe mu zemra o tu me dhimt shum per Nanen.Me ndihmoni ju lutem me keshilla.Ju pershendes te gjitheve.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *