Përse kur porositim, marrim një gotë ujë me kafen tonë

Kultura e pirjes së kafesë ndryshon nga vendi në vend, por në shumicën e rajoneve sot, një filxhan kafe shoqërohet me një gotë ujë të ftohtë.

Ka qytete ku ky rregull nuk zbatohet, ndaj nëse porosisni ujë me kafen, patjetër që do të merrni edhe faturën bashkë me të.

Edhe pse në shekullin e 16-të u shfaq “pirja e rastësishme e kafesë”, të cilën turqit dhe grekët e pranuan menjëherë, në Evropën Perëndimore ky ritual u ngrit shumë më vonë, në fund të shekullit të 19-të.

Ajo që është interesante është se gota e ujit që vjen me kafenë nuk ishte menduar për t’u pirë. Në atë kohë, shumë zonja ankoheshin se kishin vështirësi me lugën e përdorur për përzierjen e sheqerit dhe kafesë.

Nuk u pëlqeu fakti që lugën e ndotin me shkumë dhe më pas duhet ta vendosin në buzë të pjatës. Në atë kohë, shumë e konsideronin këtë lëvizje të pakulturuar dhe aspak elegante, ndaj restorantet prezantuan një gotë me ujë që vjen me kafe. Qëllimi i saj ishte që të ftuarit të mund të lanin lugën e ndotur dhe vetëm më pas ta vendosnin në tabaka.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *