Capital T tregon arsyen se përse nuk ka menaxher

Ai është njëri prej artistëve shqiptarë që ka nisur karrierën në moshë të re dhe që pëlqehet akoma mjaft shumë nga publiku.

Bëhet fjalë për këngëtarin Trim Ademi, apo siç njihet me emrin artistik Capital T.

I njëjti deri më tani ka sjell hite të shumta, ndonëse pa ndihmën e askujt, pasi nuk ka ndonjë person të dytë që i qëndron nga pas.

Krijuesi i hitit “U bo vonë” është ndër të paktët yje të estradës që nuk ka menaxher, për këtë ka folur së fundmi në emisionin “Barber Shok” me Fis Junikun, ku thekson se menaxherët shpesh keqkuptojnë rolin e tyre në industrinë muzikore shqiptare.

“Kohën kur ia kam nisur unë nuk ka pasur as menaxherë në lojë, tani kanë filluar lekët, interesi e kështu, nuk kam mundur të gjejë dikë që më reprezenton mua, menaxherët në industrinë tonë shpesh e keqkuptojnë rolin e vet bëhen më yje se artistët”, u shpreh ai.

“Me artistët që i kam njohur unë janë 90 për qind më ndryshe sikur i shohin njerëzit apo sikur i portretizojnë, më thjesht më përtokë, menaxherët tani mendojnë se janë më yje se i kanë të gjitha gjërat në dorë.

Është lodhje, në fund të fundit jam 100 për qind unë, i marr përsipër të mirat dhe të këqijat, çfarëdo që ndodhin”, vazhdoi më tej Kapo.

Emisioni “Barber Shok” transmetohet çdo të shtune në orën 22:00 në RTV Dukagjini.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *