Merni pak majdanoz, mjalte dhe limon, pastroni traktin urinar dhe kuroni infeksionet e tij..!?

Merni pak majdanoz, mjalte dhe limon, pastroni traktin urinar dhe kuroni infeksionet e tij.Nëse ndonjëherë keni pasur infeksion të traktit urinar, atëherë e dini se sa është e dhembshme dhe e pakëndshme. Ju detyron të shkoni shpesh në tualet, ndërkaq urinimi bëhet shumë i dhembshëm.
LEXO ME SHUME:

Sot po ju tregojmë mjetin e shkëlqyeshëm natyral, i cili do t’ju ndihmojë që shpejt dhe me efikasitet t’i zgjidhni infeksionet e traktit urinar.Ky antibiotik natyral është shumë i shërueshëm dhe lehtësimi arrihet që pas turit të parë.Ja si mund të përgatitni mjetin natyral kundër infeksioneve të traktit urinar, transmeton Telegrafi.Përbërësit: 200 ml vaj ulliri, 250 g mjaltë, 250 g limon, 250 g rrënjë majdanozi.LEXO ME SHUME:

Udhëzimi: Rrënjët e majdanozit dhe limonin me lëvore duhet ta prisni imët, pastaj të gjithë përbërësit, duke përfshirë mjaltin dhe vajin e ullirit, përzieni në blender. Do të përftoni masë të qulltë, të cilën duhet ta ruani në ambalazh qelqi në frigorifer.Vërejtje: Do të jetë mirë që me mjaltë të furnizoheni nga bletarët e verifikuar, gjithsesi limoni duhet të jetë i paspërkatur.Nëse limonin megjithatë e blini në dyqan, lëreni të qëndrojë në ujë të ftohtë në të cilin do të shtoni pak sodë bikarbonati. Pastaj lajeni mirë. Rrënjët e majdanozit gjithashtu duhet t’i lani mirë.LEXO ME SHUME:

Këshillë tjetër: Pini çaj majdanozi.Majdanozi ndikon si diuretik, përveçse kjo pije është freskuese, do të përshpejtojë procesin e shërimit.Për të zbutur ose penguar infeksionin urinar, duhet të pini çaj majdanozi. Merrni një lugë rrënjë majdanozi dhe qitni në 2,5 dl ujë.Zieni 5 – 6 minuta, dhe pastaj mbulojeni me kapak, ftoheni dhe, pasi të ftohet, kullojeni. Pihet 3 herë nga 1 filxhan.Gjithashtu, majdanozi është mjet i shkëlqyeshëm kundër ënjtjeve të këmbëve dhe i dobishëm për humbje peshe.LEXO ME SHUME:

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *