“Takoheshin tek lokali im”! Gjiko dhe Elita nuk e ftuan në dasmë, stilisti zbulon se si i ka marrëdhëniet me reperin

Rexhep Zylfiu, i njohur ndryshe si Mr Rex, është një stilist i njohur dhe së fundmi ka marrë edhe një çmim në Javën e Modës në Paris.
Ai zbuloi për Abc se është i vetmi shqiptar që ka përfaqësuar Kosovën dhe Shqipërinë, por stilisti u ndal tek raporti që ka tashmë me Gjikon dhe Elitën.
“Kështu ndodh, unë isha duke punuar në të njëjtën kohë edhe për Gjikon dhe për Elitën, në atë kohë kujdesesha për veshjet e Elitës te emisioni që ka pasur, gjithashtu po punoja me Gjikon për disa projekte.
Ata u takuan në atë kohë te lokali im, kanë pasur disa flirte po nuk e di se çfarë ndodhi, unë i kam raportet e mira me Gjikon tani.
Me thënë të drejtën nuk jam i mërzitur që nuk më ftuan në dasmë, për mua është e dhimbshme se si dizajner, nuk më vlerësoi.
Të gjithë e dinë raportin që ne kemi pasur kemi udhëtuar edhe bashkë çdo javë, jam kujdesur gjithmonë për veshjen e saj”./Iconstyle/