Kujdess!!! Pamje Të rënda .Ne një shtëpi te pleqve ushtrohet dhun fizike ndaj nje te moshurare nga një punonjëse

Dy të arrestuara për sulmin fizik ndaj të moshuarës në Pejë
Policia në Pejë ka konfirmuar se dy punonjëse të shtëpisë së pleqve “Orenda” janë arrestuar në lidhje me rastin e sulmit fizik ndaj të moshuarës në Pejë.

Sipas Policisë, është arrestuar e dyshuara që shihet duke sulmuar fizikisht të moshuarën dhe punëtorja kryesore e shtëpisë së pleqve ku ka ndodhur rasti.

Rasti ka nxitur reagime të shumta menjëherë pas publikimit në rrjetet sociale të mërkurën.
Në një shtëpi të pleqve në Pejë, që është privatizuar së fundi, është ushtruar dhunë fizike ndaj një të moshuare nga një anëtarë e stafit.

Në një video, të cilën e ka siguruar KOHA, shihet se si një punonjëse, sulmon të moshuarën, ndërsa ngjarje xhirohet nga të tjerat, ndërsa dëgjohen edhe të qeshurat.

KOHA ka mësuar se bëhet fjalë për shtëpinë private të pleqve “Orenda” në Pejë.

Burime të KOHËS bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur para pak ditëve.

KOHA është duke provuar të kontaktojë spitalin “Orenda”, por deri më tash nuk ka marrë përgjigje.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, ka thënë se Prokuroria i ka angazhuar dy prokurorë për ta hetuar rastin.

“Kryeprokurori ka angazhuar dy prokurorë të shtetit dhe njësitë relevante policore që të shkohet në vendin ku është kryer ky krim dhe të merren të gjitha masat e nevojshme lidhur me rastin”, ka thënë Nikçi.

 

https://www.facebook.com/1498166954/videos/620704763123423/

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *