Tronditëse: Dalin detaje të reja, dyshohet se edhe të moshuar të tjerë janë keqtrajtuar më herët në këtë institucion

Keqtrajtimi i të moshuarës në qendrën “Orenda” në Pejë siç duket nuk është i vetmi.Edhe një banore tjetër është keqtrajtuar më parë në këtë qendër.

Për këtë rast, Tomor Hasani ka dërguar ankesë në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, por ai nuk ka marrë përgjigje.Hasani, ka dhënë detaje për rastin.

Vitin e kaluar, Tomor Hasani, ka dërguar një ankesë në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale për keqtrajtimin e një familjarjeje të tij.Ai tha se bëhet fjalë për hallën e babait të tij.

Ai ka treguar se e moshuara i është rrëfyer babait të tij, në këtë rast vëllait të vet.“Gjyshi jem ka shku me vizitu motrën e vet dhe kur kanë fillu me bisedu ajo ka nisë me qajt dhe ka tregu që infermieret po sillen keq me të”, deklaroi Hasani.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *