Gjyqi publik ndaj Aurona Pelajt, Rrusta shpreh mospajtimet e saj: Ky është persekutim

Aktivistja e Partisë Socialdemokrate të Kosovës, Teutë Rrusta ka dalë kundër gjyqit publik që po i bëhet infermieres nga Peja pas rastit që ndodhi brenda shtëpisë të të moshuarve “Orenda” në këtë qytet.
Ajo ka thënë se fushata me fotografi të infermieres Aurona Pelaj nëpër rrugë është persekutim, dhe ka shprehur mospajtimin e saj për këtë ndëshkim publik që po bëhet, shkruan lajmi.net.

Rrusta është shprehur se kjo nuk është thirrje në drejtësi dhe nuk i ndihmon as viktimës, derisa ka shprehur kuptueshmërinë e saj për zemërimin dhe indinjatën.

Ky është postimi i saj i plotë:

A ta varim në shesh?

Nuk mundem në asnjë mënyrë me u pajtu me këtë formë ndëshkimi publik. Ky është persekutim.

A mundet thirrja për drejtësi me tingëllu kështu? Asesi jo. Një qasje e tillë as nuk i ndihmon viktimës. Për më tepër krejt ngjarja është përcjellur me pamje të viktimës, aspak etike.

Është i kuptueshë zemërimi, dhe mirë që ka indinjatë. Por reagimet, marrë së bashku e krijojnë imazhin e personit që po kritikohet.

Kjo është e padrejtë. /Lajmi.net/

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *