Rrahja e të moshuarës në Pejë tërheq vëmendjen e aktores spanjolle: A është kjo bota që duam?

Ngjarja e rëndë që ndodhi pak ditë më parë në Pejë, ku një infermiere rrahu një të moshuar në një shtëpi për të moshuarit, ka tronditur opinionin publik.
Videoja, e cila është bërë virale në rrjete sociale ka nxitur reagime të ashpra.

E të shumtë kanë qenë edhe personazhet e njohur që kanë reaguar.

Megjithatë, përpos artistëve shqiptar, kjo ngjarje ka tërhequr dhe vëmendjen e aktores spanjolle, Clara Galle.

Ajo ka ndarë në Instagramin e saj ku ndiqet nga më shumë se 3 milionë persona një postim me disa foto të të moshuarës së dhunuar.

“Kjo është bota në të cilën duam të jetojmë?”, shkroi ajo. /abcnews/

https://www.facebook.com/watch/?ref=external&v=347083217640194

 

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *