Rrëfimi tronditës i Almës- ‘Gjeta burrin e tutoren duke kryer marrëdhënie dhe i hodha kafen në fytyrë! U hodha nga dritarja, por më kapën dhe …

Ngjan si një histori filmi horror. Një 41-vjeçare nga Vlora ka dhënë sot një intervistë për emisionin “Shqipëria Live”, ku ka rrëfyer se si është përdhunuar nga vëllai i saj dhe shitur nga e ëma për 350 euro.

ADVERTISING

Por jo vetëm kaq, Alma gjithashtu tregoi edhe dhunën e ish-bashkëshortit të saj dhe vuajtjet nga tutorja. Kjo e fundit ishte e lidhur me partnerin e saj. Ajo ka qenë e strehuar tek një qendër për gatë e trafikuara, ata i kanë siguruar një shtëpi por Alma thotë se shtëpia është zbuluar nga trafikantët dhe ka frikë të qëndroj aty. Pasi tregoi se si nëna e saj i kishte thënë vëllait që ta përdhunonte se nuk ishte motra e tij, ajo rrëfeu edhe historinë rrëqethëse me ish-bashkëshortin. “Pata një debat të ashpër nga bashkëshorti, më ka goditur shpesh me kokë në dysheme. Kur erdha në vete pata tutoren në shtëpi. Ajo banon afër banesës ku jetoja me qira. Bashkëshorti e njihte, pasi kishin qenë të lidhur. Shkoj të marr kafe dhe kur kthehem nuk kisha çelësin. I bie derës fort dhe kur hap shoh burrin dhe tutoren që po kryenin marrëdhënie seksuale, i derdha kafen në fytyrë atij. Ata nisën të më dhunonin, hap dritaren shpejt dhe hidhem te lokali poshtë shtëpisë, i prisha tenden. Tutorja del dhe i thotë sa lek do për tenden.

Pastaj i thotë se mund ta marrësh atë. Zotëria kreu marrëdhënie me zor, kam bërë denoncim për të. Pas kësaj tutorja ka marrë në telefon shumë persona, ku deri në mëngjes më kanë përdhunuar. Më kanë çarë pjesët intime dhe jetoj me një frikë totale. Trembem edhe nga hija ime. Kur mendoj se çfarë më ka ndodhur them “nuk dua të jetoj””, tregon Alma. 41-vjeçarja gjithashtu tregoi se ajo ka bërë denoncime të shumta dhe asnjë nuk është burgosur deri tani dhe ‘ata po bëjnë qejf’. “Jetoj jashtë, banesa ku jetoja është e vëzhguar nga ata që më kanë përdhunuar. Ata nuk janë arrestuar dhe po bëjnë qejf. Frika ime është jeta ime. Unë kërkoj ti japin fund këtij horrori. Dua të shoh fëmijët e mi, dua të dëgjoj për herë të fundit fjalën nënë e pastaj të bëhet çfarë të bëhet”, tha me lot në sy 41-vjeçarja.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *