Keto jane simptomat që i jep trupi juaj para se te shfaqet diabeti ne nivele te larta..!?

Keto jane simptomat që i jep trupi juaj para se te shfaqet diabeti ne nivele te larta.Trupi lëshon gjithmonë sinjale kur ka diçka që nuk shkon mirë. Me kalimin e kohës, këto simptoma bëhen më të shpeshta dhe ndonëse mund të duket sikur nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën, ato tregojnë praninë e një problemi.
LEXO ME SHUME:

Sinjalet nisin edhe për nivelin e lartë të sheqerit në gjak.Shenjat paralajmëruese të sheqerit të lartë në gjak;Kur nivelet e sheqerit në gjak janë të larta, atëherë ato përbëjnë pikënisjen e problemeve të tjera siç është dëmtimi i enëve të gjakut, sulmi në zemër, problemeve me veshkat e të tjerë.LEXO ME SHUME:

Mpirja;Niveli i lartë i sheqerit në gjak mund të shkaktojë mpirje, ndjesinë e pickimit ose të djegies në duar dhe këmbë. Kjo është një simptomë e neuropatisë diabetike, një komplikim i sëmundjes së diabetit.Uri e vazhdueshme;Sasia jo e duhur e sheqerit në gjak e shtyn njeriun të kërkojë gjithnjë e më shumë ushqim. Kjo ndodh sepse trupi është gjithnjë në kërkim të një burimi alternativ energjie.LEXO ME SHUME:

Urinimi i shpeshtë;Niveli i lartë i sheqerit në gjak përfundon në veshka dhe në urinë. Teksa veshkat përthithin më shumë ujë, njeriu vuan nga urinimi i tepërt. Sheqeri në veshka dhe në urinë nxit gjithashtu etjen e pashuar.Rënie ose shtim i pashpjegueshëm në peshë;Kur qelizat nuk marrin glukozën e mjaftueshme, trupi djeg muskuj dhe yndyrna për energji. Një gjë e tillë mund të shkaktojë një rënie të beftë nga pesha. E njëjta gjë vlen edhe për shtimin në peshë.Plogështia;Kur qelizat e trupit nuk janë në gjendje të kenë akses tek sheqeri në gjak për ta përdorur atë si energji, njeriu ndihet vazhdimisht i lodhur.Vështirësi në përqendrim;Kur ekuilibrat e trupit prishen, truri vuan shumë. Niveli i lartë i sheqerit në gjak shkakton vështirësi në përqendrim dhe tek kujtesa.LEXO ME SHUME:

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *