Vjen lajm i mire per te moshuaren qe u rrah nga infermierja

Pas rastit kur një infermerie rrâhù pacienten në Shtëpinë e të Moshuarve në Pejë, reaguan edhe figura të njohura nga Kosova dhe mbarë rojet shqiptare. Ndër personat që reagoi është edhe hoxha e humanisti i njohur, Halil Kastrati, me anë të një postimi në rrjetin social facebook. “Nuk pata force me pa videon deri ne fund por me dhìmbjeè ne shpirt po i percjelli lajmet per rastin e te moshuares, nenes se deshmorit ne Peje dhe realisht kam ngele pa koment”, ka thënë Kastrati. I lidhur drejt për drejt në televizionin ATV, Halil Kastrati ka thënë se kësaj të moshuare i ka bërë vend në Shtëpinë “Jetimat e Ballkanit”. Ai ka thënë se ky është rasti i parë dhe i fundit, pasi që në Shtëpinë “Jetimat e Ballkanit” nuk pranojnë të moshuar që kanë fëmijë. Ngjarja në fjalë ka shkaktuar një zemëratë të madhe te të gjithë dhe ndaj protagonisteve kërkohet një dënìm maksimal pasi është shumë e turpshme ajo që kanë bërë.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *