Klientët e Raiffeisen Bank mund të blejnë shtëpi apo apartament në “Marigona Hill” pa hipotekë

Të gjithë klientët individual të bankës Raiffaisen mund të blejnë shtëpi apo apartament në lagjen “Marigona Hill” në Prishtinën e Re, pa hipotekë.

Këtë e bëri të ditur, Erik Roka, udhëheqës i departamentit për klientë individual e premium në Raiffaisen Bank, pas nënshkrimit të marrëveshjes me Marigona Hill.


Sipas Rokës, nëse një shtëpi në këtë lagje kushton 100 mijë euro, atëherë klientët e kësaj banke mjafton të kenë 10 mijë euro të kursyera e pjesën tjetër mund ta marrin në bankë.

Ndërsa, drejtori i përgjithshëm i “Marigona Hill”, Uragan Aliu, tha se kjo marrëveshje do t’ua bëjë më të lehtë qytetarëve blerjen e një shtëpie në këtë lagje, marrë parasysh problemet me çështjen e hipotekimit në vend si dhe inflacionin e muajve të fundit, njofton Klan Kosova.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *