Pas Butrint Imerit për ndarjen, reagon edhe Kiara Tito për historinë e tyre

Është përfolur me vite të tëra lidhja e këngëtarit Butrint Imeri dhe prezantueses nga Shqipëria, Kiara Tito.

Artisti nga Kosova së fundmi ka qenë i ftuar në emisionin “Zemër Luana”, ku ka folur për herë të parë dhe ka konfirmuar romancën me moderatoren e njohur.

Ai ka theksuar se nuk ka pasur ndonjë arsye për ndarjen, por që thjesht kanë ecur në rrugët e tyre, në anën tjetër, Kiara ka qenë e ftuar në emisionin “Rudina” së bashku me gjyshen e saj, ndërkaq kanë folur edhe për këtë pjesë.

Magjistari kërkoi të dinte opinionin e gjyshes së Kiarës, e cila duke qeshur u shpreh: “Po miq, miq kanë qenë”.

Ndër të tjera, ajo ka shtuar se nuk i ka ardhur keq për ndarjen, sepse nuk e kishte parë si lidhje serioze.

Tito u shpreh se sa herë që ajo krijon një lidhje, përpiqet që të jetë diçka që do të funksionojë.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *